Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs
I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në intervistë për TV21 tha se të gjithë duan që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me 23 qërshor të marrin datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, pëcjell TV21. Lajçak tha se presidenca franceze po punon seriozisht në gjetjen e zgjidhjes së kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, në mënyrë që të zhbllokohet rruga Evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Të gjithë duan që ky samit me datë 23 të mbarojë me vendim për të ftuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të fillojnë negociatat aderuese. Kjo është një dëshirë. BE-ja punon në bazë të konsensusit. Po punojmë në këtë konsensus. Presidenca franceze është shumë serioze”, deklaroi Lajçak.