Kuvendi i RMV-së më i famshëm se Hollywood-i në SHBA

Ejup Berisha

Më parë Kuvendin e RMV së si organin më të lartë ligjvënës dhe kontrollues e pata emruar si Aminvendi dhe dikush do të pyet se pse aminvendi sepse ky institucion më i lartë shtetëror në vend që të pengon miratimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore të dëmshme dhe të pafavorshme për qytetarët ai vetëmse po i pranon apo po i aminon të njëjtat. Por nga dita e djeshme kur ndodhi incidenti mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit kuvendorë për qështje europjane që është deputet shqiptarë nga radhët e pushtetit këtë institucion më të lartë shtetëror e kamë emruar si Holywoodvendi.Këtë po e bëjë për faktin se deputetët e Kuvendit apo me emërtimin më të ri Holywoodvendit kanë fituar aso shkathtësi të përkryera dhe kulmore për aktrim saqë edhe aktorët më me famë botërore si Bruce Lee, Jean Clodr Van-Dam apo dhe Jackie Chan do tua kishin zili pra e kamë fjalën për deputetët tanë aktorë filmash. Për rexhizorët dhe skenaristët e këtyre skenave që janë bërë shumë të shpeshta viteve të fundit në Holywood vendin Kuvendin e RMV-se skemi cfar flasim këta po u erdhi mundësia që të konkurojnë në shtëpinë më të madhe dhe më me famë të filmave në SHBA pra në Hollywood të njëjtët do tua merrnin bukën rexhizorëve dhe skenaristëve më të mëdhej dhe më të njohur botëror. Pra Holywoodi në SHBA do ti suspendonte menjëher këta të fundit se do të merrte menjëher për ti angazhuar dhe për të bërë filma rexhizorët,skenaristët dhe aktorët më të famshëm të filmave akcion dhe të filmave të njohur luftarak që ne i njohim si filma Partizan me Gjerman pra këtu fjalën e kamë për 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirëpo në Kuvend nuk duhet të ketë vend për Bruce Lee,Van-Dam dhe Jackie Chan por për njerëz të vyeshëm, të përgatitur dhe serioz që do të kujdesen për interesat, nevojat dhe kërkesat e ligjshme e të arsyeshme të qytetarëve, për këto gjëra në fakt edhe paguahen tepër lartë deputetët e Kuvendit të Republikës tonë e jo për të bërë filma të cilat po dihen se janë nën rexhi dhe skenar të mbrapsht dhe se esenca e këtyre zënkave është për të arritur efektin e shmangies së vemejdjes nga krizat ekonomike dhe të sigurisë në rritje si rezultat i luftës në Ukrainë dhe atë jo vetëm këtu te ne por edhe në rajon dhe në botë pra këto kriza ekonomike dhe të sigurisë janë në rritje. Dhe tani në momentet kur duhet që deputetët të zgjedhurit e qytetarëve të miratojnë ligje akte nënligjore dhe masa të tjera të nevojshme dhe të domosdoshme për zbutje të varfërisë në rritje të vazhdueshme dhe të krizave të sigurisë që dita ditës po sjellin përkeqsime dhe rreziqe të ndryshme, këtyre tanëve paramendoni ju shkon ndërmend që të bëjnë rexhi skenare dhe të xhirojnë filma akcion apo dhe sic thashë më herët filma lufte Partizan me Xherman. Ej o deputet vedoni gishtin në kokë nëse keni kokë dhe logjikoni pak më me mencuri dhe kuptoni se qytetarëve nuk ju duhen filma në Kuvend por ju me ato kokat tuaja të gjeni zgjidhje për problemet krizat në rritje dhe vështërsitë e shtuara te qytetarët. Ndërsa pas orarit të punës dhe punëve të kryera mirë dhe si duhet në Kuvend pastaj nëse doni ju dilni lendinave dhe fushave dhe rexhizoni skenoni dhe luani filma sa të doni por sa të jeni këtu në Kuvend ju duhet ti bëni punët të cilat i keni premtuar para qytetarëve nëpër fushatat parazgjedhore dhe për të cilat keni dhënë betimet solemne se do ti bëni. Atje në tekstin e betimit nuk ka kurfar fjalishë të tilla si citoj Unë filani apo fisteku deputet premtoj se do të rexhizoj do të skenoj dhe do të luaj filma, apo dhe më tej gjatë ushtrimit të postit deputet premtoj se do të merrem me punë të kota apo do të bëj budallalliqe dhe cirk kjo përmbajtje premtimesh nuk mund të gjendet në tekstin zyrtar të premtimit solemn të deputetëve të Kuvendit të RMV-së.