Kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk edhe një herë konfirmoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut formalisht nuk ka marrë propozim i cili është harmonizuar në nivel të të gjitha 27 vendeve anëtare dhe se çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sido që të jetë teksti përfundimtar i harmonizuar me propozimin francez, theksoj se, që i njëjti të jetë i pranueshëm për ne, të rëndësishme janë këto elemente – formulimi i pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas, çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese”, theksoi Kovaçevski në Fejsbuk.

Kryeministri thekson se bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese për përfshirje të bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës.

“Garanci të fuqishme edhe nga Bullgaria edhe nga Bashkimi Evropian se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja, jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën negociuese dhe protokoll dypalësh i cili ende nuk është harmonizuar me Bullgarinë”, thekson kryeministri, duke shtuar se çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.