Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër tha se opozita është destruktive, ndërkaq theksoi se në opozitë ka parti të cilat haptazi shkojnë nëpër takime në Moskë, në kohën kur të gjihë po luftojnëpër ruajtjen e demokracisë.

“Tek opozita shohim vetëm destruktivitet, bllokadë, bojkotim dhe çfarë është edhe më keq, është ajo që tek opozita ka parti politike që haptazi janë kundër anëtarësimit tonë në BE dhe NATO dhe të cilët haptazi shkojnë në takime në Moskë, në kohën kur e gjithë Evropa bashkë me SHBA-në luftojnë për ruajtjen e demokracisë”, tha Kovaçevski.