Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga sot deri më 17 qershor 2022 merr pjesë në në forumin e Prespës për dialog në Ohër.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, kryeministri Kovaçevski në Forum do të zhvillojë një sërë takimesh, mes të cilave edhe me përfaqësuesit specialë për rajonin, Gabriel Eskobar nga SHBA-ja, Miroslav Lajçakk nga BE, me Rozmari Di Karlo, nën-sekretar i përgjithshëm i OKB-së për çështje politike.

Kryeministri Kovaçevski si folës kryesor do të hapë seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”, më 17 qershor 2022, në ora 9:30.

Në seancën e panelit pritet të marrin pjesë edhe kryeministrat e Serbisë, Ana Bërnabiq, Kosovës Albin Kurti, Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Mateo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.

Në Forumin, i cili mbahet nga 16 deri më 18 qershor 2022, pritet të marrin pjesë disa presidentë, kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësues të tink-tenkut që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.