Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp ka njoftuar se propozimi i ri i kryesimit francez edhe zyrtarisht ka arritur në vend dhe se është shqyrtuar në qeveri. Sipas Kovaçevskit propozimi do të bëhet publik pasi t’i kaloj të gjitha filtrat e institucioneve.

“Edhe zyrtarisht ka arritur propozimi nga kryesimi francez pas intervenimit tonë javën e kaluar në Bruksel. Propozimi do të publikohet pasi t’i kaloj të gjitha filtrat në institucione. Do të pasoj një proces i gjerë në të cilin do të përfshihen edhe presidenti dhe opozita”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u shqyrtua propozimi i kryesimit francez.

Kryeministri Kovaçevski njëherit apeloi që opinioni të përmbahet nga spekulimet sepse siç u shpreh ai vendimi do të miratohet me konstruktivitet dhe do t’i mbroj interesat kombëtare.