Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për vizitën e tij që pati në Gjykatën Speciale dhe që u takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se është takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.

“Të gjithë që i pash janë shumë mirë me shëndet, janë shumë të fortë me vullnet dhe janë të qëndrueshëm”.

“Shqetësimi i tyre dhe i mbrojtjes së tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura, për të cilat nuk po ka asnjë mekanizmi të ankesës dhe e cila i shqyrton”, ka pohuar Konjufca, transmeton KlanKosova.tv.