Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, kryetari i Sindikatës së Punonjësve në Organet Gjyqësore dhe Shoqatat Qytetare, Trpe Deanoski sot takuan kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari lidhur me kërkesat e LSM-së, dhe sindikatave tjera për rritje të pagave të punëtorëve për 2806 denarë për të gjithë punëtorët në Komunë si dhe ndërmarrjet publike në nivel komunal, njoftuan nga LSM.