Kina qetë po depërton në sektorin hekurudhor të Maqedonisë

Thënia “uji i qetë bregun e fundos” është ndoshta shpjegimi më i thjeshtë për depërtimin gradual të Kinës në sektorin hekurudhor të Maqedonisë gjatë viteve të fundit. Pas blerjes së portit të Pireut në Greqinë fqinje, përmes blerjes të trenave dhe lokomotivave me motor për Hekurudhat e RMV-Transporti deri tek rritja e vëllimit të transportit të mallrave nga kompanitë hekurudhore dhe shpallja e ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, ndikimi i Kinës në sektorin hekurudhor në Maqedoninë e Veriut po rritet ngadalë por sigurt, shkruan Meta.mk.


Kompania shtetërore kineze COSCO në prill 2016 e mori pronësinë mbi shumicën e portit grek të Pireut pranë Athinës. Kinezët më pas blenë 51% të aksioneve të operatorit shtetëror të portit grek. Në verën e vitit 2021, Kina tashmë i ka blerë 67 për qind të aksioneve të portit më të madh grek. Para vizitës së presidentit kinez Xi Xhinping në Athinë dhe takimit me kryeministrin grek Kirijakos Micotakis në nëntor të vitit 2019, më 9 nëntor 2019 Ocean Rail Logistics, kompani në pronësi të plotë të COSCO Shipping, bleu 60 për qind të aksioneve të PEARL (Piraeus-Europe-Asia Railway Logistics). Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministri grek i zhvillimit dhe investimeve Adonis Georgiades dhe presidenti i COSCO SHIPPING GROUP Ksu Lirong.Kompania kineze PEARL CA komitenti kryesor i hekurudhës në Maqedoninë e Veriut

Pasi kompania shtetërore kineze COSCO arriti të hyjë në Greqi, dokumentet zyrtare të Hekurudhave të RMV-Transporti në vend tregojnë se PEARL CA në tre vitet e fundit është bërë komitenti më i madh në transportin e mallrave të shoqërisë aksionare në pronësi të shtetit të Maqedonisë.

Në Planet e Biznesit të punës të kompanisë Hekurudhat e RMV-Transporti për vitet 2020, 2021 dhe 2022 shihet shumë më qartë se si PEARL CA, e cila është në pronësi dominonte të kompanisë kineze COSCO, gjatë viteve ka pjesëmarrje të shtuar në transportin hekurudhor të mallrave në Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2019, nga gjithsej 1.790.976 tonelata mallra të transportuara me tren nga Hekurudhat e RMV-Transporti, komitenti më i madh ka qenë PEARL CA me 511.493 tonelata të transportuar ose 28,6 për qind nga totali i mallrave të transportuara me hekurudhë në Maqedoninë e Veriut, tregojnë të shënat e biznes plani të Hekurudhave të RMV-Transporti për vitin 2020.Një vit më vonë, transporti kinez në të gjithë vendin ka pjesëmarrje edhe më të madhe. PEARL CA ishte komitenti i Hekurudhave të RMV-Transporti, me trenat e mallrave të së cilës janë transportuar 622.229 tonelata mallra të ndryshme ose pjesëmarrje prej 36 për qind. Në vitin 2020, operatori shtetëror hekurudhor ka transportuar gjithsej 1.726.869 tonelata mallra, sipas planit të biznesit të Hekurudhave të RMV-Transporti për vitin 2021.

Sasia rekord e mallrave të transportuara për PEARL CA u arrit gjatë vitit 2021, kur Hekurudhat e RMV-Transporti transportoi me trena gjithsej 663.640 tonelata mallra. Në Planin e Biznesit të Hekurudhave të RMV-Transporti për vitin 2022 thuhet se nga gjithsej 1.890.922 tonelata mallra të transportuara vitin e kaluar, pjesëmarrja e komitentit PEARL CA ishte 35,1 për qind e transportit të përgjithshëm në transportin hekurudhor të mallrave në vend.

Flota e re hekurudhore e blerë nga Kina

Para fillimit të depërtimit kinez në trafikun hekurudhor në Maqedoninë e Veriut në tre vitet e fundit, udhëheqja shtetërore maqedonase dy herë kishte blerë një flotë hekurudhë nga Kina për Hekurudhat e RMV-Transporti.

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, së bashku me ish-ministrin e Financave Zoran Stavreski, në kohën e qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, më 24 qershor 2014, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë kineze CSR për furnizimin me 4 garnitura dizel dhe 2 garnitura me motorë elektrikë për nevojat e trafikut të udhëtarëve në Hekurudhat e RMV-Transport. Kjo flotë me vlerë 25 milionë euro u ble me kredi që vendi e mori nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mile Janakieski në disa raste është dënuar me vuajtje të dënimit me burg shumëvjeçar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për vepra të tjera penale.

Trenat me motor kinez arrinin gradualisht në vend, ashtu që garnitura e gjashtë, e fundit, në Shkup u soll më 8 shkurt 2017. Ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski, së bashku me drejtorin e operatorit shtetëror hekurudhor, Nikolla Kostov, deklaruan se gjashtë trenat kinezë do të zëvendësojnë rreth 60 për qind të flotës për transportin e udhëtarëve Hekurudhës së RMV-Transporti.Vetëm disa javë më parë, në janar 2017 u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti dhe kompanisë kineze “CRRC Xhuxhou”. Me këtë marrëveshje, katër lokomotiva të reja elektrike nga Kina u blenë me një kredi prej 8 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në fund të janarit 2020, Hekurudhat e RMV-Transporti i lëshoi në punë të katër lokomotivat elektrike të cilat u blenë nga Kina dhe aktualisht me to po mirëmbahet komunikacioni hekurudhor i mallrave në hekurudhën e elektrifikuar nga Tabanoci në Gjevgjeli, në Korridorin 10.

Meta.mk në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informacione publike, më 7 qershor të këtij viti dërgoi kërkesë për qasje në informata publike deri te Hekurudhat e RMV-Transport, duke kërkuar Planin e Biznesit për funksionimin e kësaj shoqërie aksionare në pronësi shtetërore për vitin 2022, e prej tyre kërkuam përgjigje edhe për disa pyetje të tjera.

Ndërkohë, Hekurudhat e RMV-Transporti në ueb-faqen e saj e publikoi Planin e Biznesit për vitin 2022, si dokument zyrtar në fushën e informimit publik, por përgjigje për pyetjet nuk morëm. Ndër të tjera, menaxhmentin e kompanisë shtetërore e pyetëm nëse Hekurudhat e RMV-Transporti ka marrë ofertë, informacion apo ndonjë interes të shprehur nga një kompani kineze për të marrë pjesë në ndonjë privatizim të mundshëm të kompanisë së tyre në të ardhmen.

Ndërkohë, ish-kryeministri Zoran Zaev në tetor 2020 paralajmëroi mundësi për privatizimin e Hekurudhave të RMV-Transportit në një paketë me disa kompani të tjera shtetërore që punojnë me humbje, por Qeveria e RMV-së deri më sot nuk ka bërë ndonjë hap zyrtar në këtë drejtim. Borxhi i përgjithshëm i Hekurudhave RMV-Transport, me 30 nëntor 2021, ndaj hekurudhave dhe furnitorëve të huaj është rritur në mbi 3,96 miliardë denarë, ose mbi 64,3 milionë euro, tregojnë të dhënat e planit të biznesit për punën e kësaj kompanie për vitin 2022.

Ndër zërat e tjerë si detyrime të kompanisë hekurudhore shtetërore, nga buxheti i Hekurudhave të RMV-Transporti për vitin 2022 thuhet se do të duhet të shlyhet një pjesë e kredisë për blerjen e katër lokomotivave elektrike në vlerë prej 867.860 euro, ndërsa. me buxhetin për vitin 2023, kompanisë kineze do t’i paguhen edhe 2.489.107 euro për blerjen e gjashtë garniturave me naftë dhe elektromotorë për qarkullimin e udhëtarëve.

Maqedonia “në rrugën” e Rrugës kineze të mëndafshit

Vitet e fundit, Kina ka promovuar rrugën e re të mëndafshit “Një brez, një rrugë” në të gjithë Ballkanin. Krahas blerjes së portit grek në Pire dhe depërtimit në Maqedoni, vitet e fundit Kina më së shumti me investime në infrastrukturën hekurudhore ka hyrë në Serbi.

Projekti për ndërtimin e linjës Beograd-Budapest në Korridorin 10, i vlerësuar fillimisht në 2 miliardë dollarë, filloi në vitin 2014. Hekurudha e shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Novi Sadit u lëshua në funksion më 20 mars 2022.

Siç ka raportuar këtë pranverë Radio Evropa e Lirë në serbisht, seksioni 34.5 km nga Beogradi në Stara Pazovë u ndërtua me fonde nga Exim Bank e Kinës, me vlerë 350,1 milionë dollarë, kurse punët ndërtimore në vend i ky realizuar një konsorcium kompanish kineze.

Seksioni i dytë 40,4 km nga Stara Pazova në Novi Sad, për modernizimin e hekurudhës serbe u ndërtua nga kompania shtetërore ruse “RZHD International”, me kredi ruse prej 585,5 milionë dollarë.

Kredi shtesë prej 943 milionë euro nga Exim Bank e Kinës ka marrë Serbia për modernizimin dhe rindërtimin e linjës hekurudhore nga Novi Sadi deri në kufirin Serbi-Hungari. Realizimi i punëve ndërtimore filloi më 22 nëntor 2021, dhe ato do t’i kryejë një konsorcium i kompanive kineze “China Railway International” dhe “China Communications Construction”. Njoftimet e autoriteteve serbe dhe hungareze janë se hekurudha e shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Budapestit do të përfundojë deri në vitin 2025.

Këtë vit, Serbia planifikon të fillojë ndërtimin e hekurudhës së shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Nishit, kurse në në shkurt të këtij viti e nënshkroi kontratën për projektimin dhe ndërtimin e tunelit të parë midis Stallaq dhe Xhunis me kompaninë “China Railway 21 Bureau Group”. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë serbe, në disa raste gjatë periudhës së kaluar kanë paralajmëruar punime ndërtimore për modernizimin dhe ndërtimin e një hekurudhe të re përgjatë Korridorit 10 deri në qytetin e Preshevës në kufirin Serbi-Maqedoni.

Kreditë kineze – nga rreziku i korrupsionit tek mundësia e skllavërisë nga borxhi

Ndërsa Serbia po bashkëpunon ngushtë me Kinën për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore në territorin e saj, Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë vendim për marrjen e ndonjë kredie kineze për ndërtimin e trasesë së dytë apo modernizimin e hekurudhës në Korridorin 10 ndërmjet Tabanocit dhe Gjevgjelisë. Aktualisht fokusi i udhëheqësisë në Maqedoni është ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8 drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Ish-ministri i Financave dhe Analisti Ekonomik, Xhevdet Hajredini tha, për Meta.mk, se Maqedonia e Veriut është një vend i vogël dhe Kina nuk do të mendonte kurrë të investonte në ndërtimin e një hekurudhe në vend për të lidhur Shkupin dhe Gjevgjelinë.

“Për ta ndërtuar, ajo hekurudhë duhet të hyjë nga Bullgaria apo Greqia. Nëse Kina tashmë ka ardhur dhe ia ka dalë të hyjë në Greqi, doemos do të duhet të vijë këtu me hekurudhë dhe autostradë”, shpjegon Hajredini.

Megjithatë, ai shton se realizimi i projekteve edhe për hekurudhë edhe për autostradat duhet të nënkuptojë lidhjen e vendit me Bullgarinë dhe Detin e Zi dhe me Shqipërinë dhe Detin Adriatik, në mënyrë që të kemi dalje shtesë në det. Ndryshe, projektet infrastrukturore në të cilat investohet do të nënkuptojnë ngarkim me kredi të gjeneratave të ardhshme dhe vrima financiare në buxhetin e Maqedonisë. Si shembull ai merr ndërtimin e unazën rrugore rreth Shkupit, që do të jetë investim i mirë për disa gjenerata të ardhshme, por në 30-40 vitet e ardhshme nuk ka nevojë për të.

“Është ndërtuar, në parim askush nuk ka qenë kundër, se është më mirë ta kesh, por unë kaloj nga Kondova në Shkup Veri dhe nuk e takoj asnjë kamion”, shpjegon Xhevdet Hajredini situatën me unazën, si një projekt megaloman që nuk u mendua sa duhet.

Hajredini paralajmëron se marrëveshjet me Kinën janë më të rrezikshmet, përmend rastin me ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci-Shtip në vend, ku mjetet e mbledhura nga Exim Bank kineze duhet të kthehen nga shteti si detyrime. nëse nuk mblidhen të ardhura të mjaftueshme nga arkëtimi i tarifave rrugore për këstet e shlyerjes së kredisë. Si shembull paralajmërues të përshtatshëm, Hajredini e përmend Malin e Zi, i cili një vit më parë kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian për të shlyer këstet e një kredie kineze të marrë nga Kina për ndërtimin e autostradës Bar-Boljare.

Krahas rentabilitetit të projekteve infrastrukturore në hekurudhë, Xhevdet Hajredini i përkujton marrëveshjet skandaloze që Maqedonia e Veriut tashmë i kishte me kompanitë kineze për ndërtimin e dy autostradave dhe e drejtoi gishtin në korrupsionin e politikanëve në vend. Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e hapi çështjen “Trajektorja” në vitin 2017 për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip, por gjykata deri më sot nuk marrë vendim për të akuzuarit – ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski dhe ish drejtorin e Agjencisë së rrugëve Ljupço Georgievski.

Mirëpo, Hajredini kujton se bashkëpunimi tregtar me Kinën, përmes importeve apo eksporteve më të mëdha, është në interes të vendit tonë dhe askush nuk mund të na fajësojë për këtë, por gabimet që i bëjmë janë tonat.

“Kina do të vijë dhe do të jetë më e lira këtu, sepse është një vend i madh, dhe edhe nëse humb këtu nuk është problem për të. Ne nuk kemi forcë për të humbur dhe për të ndërtuar,” paralajmëroi Hajredini për rentabilitetin dhe mundësitë për realizimin e projekteve të mëdha hekurudhore dhe rrugore në vend, të cilat financohen nga.