I dehuri shtie me armë në një lokal në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi në gjendje të dehur ka shtënë me armë në një lokal, drejt dyshemesë.


Policia bën me dije se nuk ka të lënduar në njerëz.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë . Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton më tej policia përmes raportit 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.