Zëvëndëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me rastin e fundit në komisionin për çështje evropiane, ku protagonistë ishte deputeti i BDI-së Arbër Ademi dhe Antonio Milloshoski nga VMRO, shkruan Monitor.mk.

Hoxha thotë se kjo e gjitha është një “tango” perfekte VMRO-BDI, si shumë herë tjera. Më tej ai deklaron se BDI duhet të ndaj mendjen, janë për patriotizëm apo për agjendën e gjelbërt.
Ja reagimi plotë:
“Tango” perfekte VMRO-BDI, si shumë herë tjera edhe tash ushqehen me “patriotizëm brutal” për të fituar pikë politike po si zakonisht BDI në kampin shqiptar gjithë këtë lojë e përdor për të mbuluar dështimet e veta dhe në mungesë të proekteve dhe ideve konkrete ata ndezin “llambën” e patriotizmit.
Një pyetje është logjike dhe BDI duhet të ndan mendjen a është e patriotizmit apo e agjendës së gjelbërt sepse njëra me tjetrën nuk kanë asnjë pikë përputhëse”, ka shkruar Hoxha.