Txhudin Hamidi -Tetovë

“Shtëpia -xhamia e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Mekë, e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.”

“Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hynë në te,ishte i sigurt”.

“Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë – qabes është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”. ( Ali Imran,ajeti:96,97).

“ Kush e kryen haxhin dhe nuk e dëmton atë rikthehet i pastër nga mëkatet ashtu sikur atë ditë kur ka lindur nga nëna e tij”. (Hadith)

“Haxhi i pranuar, për shpërblim ka xhenetin”. (Hadith)

“Dikush pyeti e mirësia e gjithë kësajë është të ushqesh të vobektin dhe të flasësh mirë (me gjuhë paqësore,konvergjence dhe të unitetit)”.

Të gatshëm fizikisht, psiqikisht dhe përmes pendimit të sinqert i

shndëruar në element origjinal njerzorë.

Haxhi si kusht i pesë i fesë islame është obligim një herë në jetë.

Kushtet e obligueshmërisë së kryerjes së haxhit janë:

Feja , Mendja,i Ritur,i Lirë dhe me Mundësi, ndersa për femrën shtohet edhe kushti i gjashtë Mahrem – të udhëtojë me ndonjë të afërm-që do t’ia mbajë gajlen.

Haxhi realizohet: – në vend të caktuar

-në kohë të caktuar dhe

-rregulla të caktuara.

Duke shfrytëzuar kompetencat morale,fizike dhe institucionale shpresojmë që organizimi i haxhit të sivjetëm dhash zoti të jetë i dobishëm për vet ata që kanë vendosur të kryen haxhin për familjet e tyre, për vednin dhe popullin musliamn!

Ne si BFI jemi shumë të priveligjuar spse kemi këtë kategtori të xhematit e cila u

përgjigjet sharteve – obligimeve të fesë islame.

Realizuesit e haxhit apo t kushtit t pestë janë lutja jonë, për vitin 2022.

Ju (ata ) si përfaqësues të haxhit 2022 jeni ata që do të trokatni në derën qiellore dhe do të i luteni Zotiti për:

-veten tuaj,

-për familjen,

-për popullin,

-për gjendjen tonë.

Normalisht e gjith kjo kuptohet para se të bëni teube – pendim të sinqert para Allahut xh.sh. dhe t pastroni veten nga gabimet e kaluara.

Bejtul Atik-shtëpia e lashtë mikëpritës i profetëve

Njihet si vendlindja e Profetit musliamn dhe vendi ku gjendet Qabeja e cila përbën një vend të dashur për gjith besimtarët islam.

Përbashkuesi më i qartë është pelegrinazhi i haxhit në Meke-Medine pasi anekënd botës vijnë të kryejnë haxhin.

Qyteti i shenjtë i Mekës qysh në kohën e lashtë, ka qenë mikpritës i profetëve të mëdhenjë.

Siaps dëshmive historike, pas ardhjes së profetit Ibrahim flamurtarit të besimit – hanif unik qiellorë.

Disa nga arabër iu bashkuan atij.

Shtëpia e lashtë dhe e kaluara e lavdishme

Haxhi,është një aleat strategjik në të gjitha sferat e shoqërore dhe mbështetës i perspektivëse njerzore.

Si popull i vogel participojmë në këtë projekt gjithë musliman jo vetëm si përkrahës por edhe si pjesmarrës në këtë konferncë madhështore vjetore të fesë islame duke qëndruar gaditu para obligimeve të fesë islame në kohë, vend dhe duke zbatuar rregullat e parapara me dispozitat e sheriatit islam.

I gjith ky organizim,menaxhim gjithsesi; për të ngjallur përkujtimet për të kaluarën e lavdishme të umetit.

Përmes haxhit analizojmë të tashmen dhe të bëjmë plane për një të ardhme më të ndritshme.

Ky është rast i shkëlqyeshëm, një takim me mbarë botën islame!

Të vetëdishëm për krucialitetin dhe rëndësinë sepse gjatë gjith jetës është përgaditur të takojë umetin islam me:

– buzëqeshje,

– gëzim

– përshëndetje dhe

– demonstrim të kënaqësisë shpirtërore.

Përshëndetjet, gëzimi ,buzëqeshja, hareja dhe demonstrim të kënaqësisë shpirtërore që vërehen qartë në fytyrat e tyre është një tregues, se shpirti dhe zemrat e tyre janë të mbushura përplotë me mesazhe, porosi për vëllezërit e tyre në anët e ndryshme të botës islame.

Është një mirsi e madhe për jetën!

Gjuhët i kanë të ndryshme, por përmes gjuhës së imanit-besimit dhe ahlakut kuptohen sikur me folë pastër shqip !

Haxhi është fshirës i mëkateve, përmbush shpirtin e besimtarit dhe personalitetin e tij.

Ai është pastrim i plotë dhe ndriçonë anët e errëta të jetës së njeriut.

Haxhi paraqet manifestim masovik dhe tërheq vëmendjen e mbarë botës islame .

Mobilizon të gjitha forcat progresive të njeriut.

Mendimet, idetë, premtimet drejtohen ka ky vend i shenjtë.

Nisur nga karakteri i gjithëanshëm i haxhit, muslimanët e shfrytëzojnë atë për të bërë reforma dhe ndryshime personale dhe kolektive.

Vendi,koha dhe kushtet janë të mjaftueshme për të u realizuar obligimet e haxhit.

Dhe gjithsesi, të qëndrojmë të vetëdishëm që strukturat e moralit të lartë të funksionojnë në çdo hapë tonin, për në vendet e shenjta.

“Shenja e haxhit të pranuar është shmangije nga gabimet e bëra

paraprakisht”. (Hadith)

Të vjetër apo të ri për nga mosha por, të fuqishëm e të ngritur për nga dituria, përvoja,vullneti,dëshira dhe qejfi i madh për të kryer kushtin e pestë të fesë islame-haxhin.

Prandaj të mos kenë dert fare ata që ia kanë mësyer vendeve të shenjat sepse do t’ia dalin kësaj pune me suksesë me lejen e Zotit – inshaAllah.

Vepra e cila u bën haxhilerë të kompletuar është devotshmëria, durimi sabri dhe sinqeriteti.

“Allahu xh.sh. është në përkrahje të atyre që si parim jete kanë durimin”.

(xhxhxh!)