Hajnat me pistoletë lodër tentuan të grabisin një farmaci në Tiranë

Disa persona të maskuar kanë tentuar mëngjesin e sotshëm të grabisin një farmaci në rrugën ‘Hoxha Tahsin’, në Tiranë.

Burime të policisë bëjnë të ditur se grabitësit, ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar farmacistin me një pistoletë lodër.

Ndërkaq, siç raporton Top Channel policia ende ndodhet në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.

Në ndihmë, do të merren edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që ndodhen pranë zonës.