Në mbledhjen e tetë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë u propozua ngritja e grupeve të përbashkëta të punës për studimin, vlerësimin dhe hartimin e projekt marrëveshjes për bashkimin doganor. Ky është qëllimi i dy qeverive. Me një marrëveshje që firmoset sot ngrihet një grup pune që do të bëjë gati planin.

Ministri i Financave së Kosovës, Hekuran Murati, u shpreh se memorandumi për ngritjen e një grupi pune është hapi i parë konkret në drejtim të një bashkimi doganor.

Murati: Ky memorandum definon qartë grupet punuse nga të dyja anët të cilat do të punojnë ngushtë, si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime siç është shfrytëzimi i kohës në mënyrë efektive dhe zvogëlimi i kohës së pritjes për maune, studimi do të prezantohet në nëntor dhe do të ofrojë një pasqyrë të qartë për hapat për realizimin e kësaj objektive.

Ministjra e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se takimi mes dy qeverise ka mundësuar bashkëpunimin më të ngushtë.

Ibrahimaj: Kemi shumë sfida të përbashkëta të cilat jam e bindur se do arrijmë t’i tejkalojmë. Ne do të nënshkruajmë sot bashkëpunimin që do t’i hapë rrugën bashkimit doganor. Është një fjalë e bukur, por do shumë punë. Do ngremë dy grupe teknike të cilat do punojnë intensivisht dhe shpresojmë se para mbledhjes së ardhshme të na japin një dokument që do realizojë bashkimin doganor, i shumëpritur ndërmjet dy vendeve tona. Nga ana tjetër qeveria jonë ka marrë përsipër angazhimin që të zerojë tarifat doganore. Shpreh keqardhjen qe sot nuk arritëm në nënshkruanim marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar.”/