Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” që ishte planifikuar të mbahej në Prishitinë, ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke theksuar se po i njejti festival do të ishte i mirëseardhur në Shkup.

“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, shkruan Grubi.

Edicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data është zhvendosur në kryeqytetin shqiptar.

Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar më 14 qershor, Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali.

Ai tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.