Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një vajzë 11-vjeçare është gjetur e vdekur pasi banesa iu kaplua nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:37 në rrugën “Yll Morina”. Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve.

Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës, e lindur në vitin 2011, për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.