Facebook bie në disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria

Facebook, Instagram, WhatsApp nuk funksionojnë. Përdorues të platformës Meta në të gjithë botën kanë raportuar prej pak minutash probleme me përdorimin e aplikacioneve.


Sipas postimeve në Twitter dhe DownDetector, përdoruesit mund të hyjnë në llogaritë e tyre, por nuk mund të kërkojnë, reagojnë apo komentojnë në një postim dhe të përdorin opsionin Settings. Megjithatë, dërgimi i mesazheve vazhdon normalisht.

Të tjerë kanë hasur probleme me këtë veprim të fundit, sidomos në WhatsApp ndërsa Instagram nuk rifreskon postimet. Faqja kryesore në Facebook vazhdon të funksionojë si zakonisht.

Franca dhe Pakistani janë ndër të parat që kanë raportuar në Twitter një problem të tillë, ndërsa në Shqipëri Facebook nuk funksionoi për disa minuta.