Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një foto së bashku me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përpara nisjes së samitit 2-ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë. Këtë postim, Rama e ka shoqëruar me nota ironie teksa shkruan se jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për modernizimin e vendeve dhe rajonit me frymën e evropiane.

“Ende po prisni Godonë? Ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

https://twitter.com/ediramaal/status/1539871781116313600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1539871781116313600%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fende-po-prisni-godot-rama-publikon-foton-me-kryeministrin-e-rmv-nga-brukseli%2F