ELBASAN – Burime ekskluzive për ABC bëjnë të ditur, se në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet.

ABC mëson se dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 maji” në Elbasan. Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit.

Vijon…./abcnews.al/