Vazhdojnë edhe sot dorëheqjet në partinë opozitare shqiptare ASH pas zgjedhjeve një ditë më parë për kryetar degësh informon Tetovasot.

Nga sot i ka ngrirë të gjitha aktivitetet Mustafa Saliu Kryetari i nëndegës të fshatit Laskarcë.Këtë vendim ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke treguar edhe shkaqet e dorëheqjes së tij që siç thotë ndërlidhen me pakënaqësitë e akumuluara gjatë kohë dhe në veçanti kohës së fundit ku në këtë subjekt pashë se ka filluar të humbet transparenca dhe demokracia e brendshme partiake u shpreh Saliu
Ky është postimi i plotë i tij:

I njoftoj te gjithe shoket, miqet, antaret dhe aktivistet e ASH nga dega e Sarajit se un nga sot publikishte i ngri te gjitha aktivitetet e mija ne Aleancen per Shqipetaret. Ky vendim vjen si rezultat i paknaqesive te akumuluara gjate kohe dhe ne vecanti kohes se fundit ku ne kete subjekt pash se ka filluar te humbet transparenca dhe demokracia e brendshme partiake duke mos u konsultuar kryetaret e nendegve dhe duke u mar vendime pas shpine dhe pa njoftim paraprak brenda deges se Sarajit. Prandaj nga sot distancohem nga ky subjekt politik duke ju uruar atyre qe do vazhdoj me tutje qe mos zhgenjehen ashtu sic u zhgenjeva une dhe shume anetare te Aleances per Shqipetareve.

Me respekt

Kryetari i nëndegës të fshatit Laskarcë