Dje në orë 14.30 në pikën kufitare Bllacë” në dalje nga Maqedonia, me kërkesë të Interpol-Albania është arrestuar M.L. (55) nga Kosova.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Po të njëjtën ditë në orën 17:30 në këtë pikë kufitare në hyrje të vendit, punonjësit e policisë me kërkesë të Interpol-Belgjikës kanë arrestuar A.N. (38) nga Shqipëria.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.