‘Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion’! Anxhela Peristeri flet edhe për lidhjen me partnerin e saj

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka folur për eksperinecën e saj. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën” ndërkohë që u pyet nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë por dëshiron që herës tjetër të përfaqësojë Greqinë. Anxhela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2021.


“Do përfaqësoja Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka pasur bisedime. Por do më pëlqente,”-tha ajo.

Këngëtarja ka folur gjithashtu edhe për jetën e saj private ku vetëm pak muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje shumëvjeçare me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.