Në kuadër të agjendës intensive të punës së sotme, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, ka vizituar Drejtorinë e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, ku realizoi takim pune me drejtorin Arian Asllanaj, me të cilin biseduan për bashkëpunimin të ndërsjellë të këtyre dy institucioneve.
Drejtori Sela e falënderoi kolegun për mikpritjen dhe njëkohësisht i ofroi mbështetjen e tij me udhëzime të përpikëta për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion, si organ në kuadër të Ministrisë së Kulturës.
Nga ana tjetër, drejtori Asllanaj, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për ta realizuar detyrimin ligjor, duke theksuar se pret ndihmë dhe bashkëpunim mes dy palëve për realizimin me sukses të mëtejshëm të këtij procesi.