“Dhuna në familje-një qasje nga këndvështrimi islam”

Dhuna në familje-një qasje nga këndvështrimi islam” është libri më i ri i autorit doktor Bashkim Aliu. Libri në fjalë e trajton dhunën në familje në aspektin islam. Libri i qaset kësaj problematike nga këndvështrimi Islam, duke vërtetuar me argumente nga Kurani dhe Suneti se dhuna është ndaluar në Islam, si në familje, ashtu edhe jashtë saj. Libri është në dy gjuhë, Shqip dhe Gjermanisht. Rastet edhe dhunës nuk mungojnë as në vendet më të zhvilluara, kurse sipas Aliut, statistikat tregojnë se edhe në mesin e popujve evropian ka rritje të dhunës. “Libri në veçanti debaton me ata që pa të drejte e akuzojnë Islamin kinse e keqtrajton femrën dhe e legjitimon dhunën në familje, duke e demantuar këtë akuzë të pa bazë me argumente nga burimet themelore të Islamit siç janë Kurani dhe Suneti, si dhe me shpjegime autentike relevante të dijetarëve islam”, theksoi Aliu.

Aliu thotë se botimi i librave në diasporë tregon se diaspora flet ende shqip. Së fundmi, ai ka botuar edhe librin “Muhamedi, pishtar ndriçues, qasje biografisë së Pejgamberit dhe porosive të saj”. Poashtu, ai ka botuar edhe librin “Vendimet dhe Fetvatë”.