“Oligarku rus Roman Abramovich është ai që shpëtoi mijëra gra dhe fëmijë në Ukrainë”, tha David Arakamia, një ligjvënës ukrainas dhe kreu i ekipit negociator të vendit, në një intervistë VOA-n.

“Shumica e marrëveshjeve u arritën përmes Abramovich,” tha ligjvënësi ukrainas për Zërin e Amerikës.

“Ai bëri një punë të mirë në korridoret humanitare në Mariupol, Berdyansk, Zaporizhia, por ai nuk mundi të ndihmonte Bucha dhe Makarov, në veri të Kievit dhe rajonit të Chernihiv.”

Ai pohoi gjithashtu se Abramovich kishte ndihmuar ata ukrainas që ishin detyruar të kalonin në territorin rus.

Rusia i ka përqendruar përpjekjet e saj në Sheverodonetsk, në rajonin e Luhanskut, por civilët dhe forcat ukrainase mbeten të “fortifikuara” në fabrikën kimike të “Azotit”.

Deputeti ukrainas theksoi gjithashtu se mund të nevojitet ndihma e miliarderit rus për të evakuuar fabrikën. “Kur të krijohet mundësia, unë patjetër do të telefonoj Abramovich për të mbrojtur interesat e Ukrainës”, tha ai.

Sipas botimit britanik, në fabrikën kimike “Azot” janë strehuar 568 civilë, mes tyre 38 fëmijë.