Hungaria e ka bërë një tjetër befasi në Ligën e Kombeve.

Pasi mposhti 1:0 Anglinë në xhiron e parë, tani ata kanë ndalur me barazim 1:1 Gjermaninë në “Puskas Arena”.

Madje, hungarezët e kishin epërsinë, por që nuk e gëzuan për shumë kohë.

Nagy kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, duke e ndezur atmosferën në stadium.
Por, tre minuta më vonë, Hofmann barazoi shifrat.

Pikërisht Hofmann, e pati një mundësi ideale, kur ishte i vetëm me portierin Gulasci, por që tentoi të pasonte për Ëernerin dhe gaboi krejtësisht.

Kështu, me këtë barazim, Hungaria mbetet në vendin e dytë me katër pikë, një më pak se Italia që ka primatin dhe një më shumë se Gjermania e vendit të tretë.

Në pozitën e fundit gjendet Anglia me vetëm dy pikë.