Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se ajo çka po i ndodh Maqedonisë me Bullgarinë mund të pasohet nga Serbia dhe Kosova.

Nëse kemi parë një gjë, është që kur krijohet një precedent, ai përsëritet. Ajo që është bërë është realisht precedent, tha Ana Brnabiq nga Ohri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka frikë se ajo që po i ndodh Maqedonisë me Bullgarinë në integrimet evropiane mund të pasohet nga Serbia me Kosovën.

“Të zgjidhësh çdo çështje dypalëshe dhe të kushtëzosh kështu rrugën evropiane të një vendi që ka plotësuar të gjitha kushtet për të nisur negociatat, është një precedent dhe nëse më pyet mua nuk nevojitet dhe nuk duhet të përsëritet.

A mund të përsëritet? Unë absolutisht besoj se kjo mund dhe do ta bëjë më të vështirë rrugën e të gjithëve ne nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së”, tha Brnabiq.