Bilall Kasami si Teuta Arifi shumë punë të hapura, asgjë e realizuar

Nga Reçica e vogël kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami paralajmëroi edhe shumë punë të tjera të cilat kanë të bëjnë me rekonstruimin e rrugëve kryesore të qytetit si dhe ato lokale jashtë saj. Edhe pse shumë punë të tjera kanë mbetur të stagnuar kasami nuk nguroi të paraqes edhe një sër projekt premtimesh të reja të cilat presin realizimin.

 

 

 

Një ndër projektet për të cilin vijon avazi i vjetër si në kohën e Teuta Arifit është edhe bulevardi Bllagoja Toska, kjo rrugë disa herë ka filluar të punohet dhe janë ndërprerë punimet e njëjta edhe tani për një gyp të cilin Kasami e quan punë e paparashikuar në bulevardin bllagoja toska nuk po vijojnë punimet edhe pse e njëjta është thënë se do të përfundoj në vjeshtë.

 

 

Sa ju përket problemeve pronësore juridike Kasami tha se ata janë zgjidhur presin vetëm një vendim gjykate se ku do të duhet të lëshohen mjetet dhe jo vendim për rrënimin e shtëpive ose jo sepse sic tha Kasami, ajo është e kryer