Qindra të punësuar me kontrata në vepër më nuk do të jenë barë e kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami, ai si duket gjeti zgjidhje për ti ikur transparencës së premtuar për të cilën edhe mori besimin e Tetovarëve në zgjedhjet e fundit lokale në vendin tonë. Xhobi2011 është agjencia private me të cilën ka lidhur marrëveshje kryetari i komunës për ti punësuar militantët e besës emrat e të cilëve nuk do të obligohet ti publikoj. Edhe në pyetjen e sotme të Tetova Sot Kasami u përgjigj përgjysmë ai nuk tha prerë se do ti publikoj ose jo emrat e të punësuarve me kontrata në vepër nëpërmjet agjencisë Xhobi por vetëm deklaroj se do të veproj në bazë të ligjit. Me këtë Kasami paralajmëroi se ligji nuk e obligon që ti publikoj emrat e të punësuarve në një agjenci tjetër dhe kështu që transparenca do të ngel vetëm një premtim i së kaluarës.
Sa i përket funksionarëve të lëvizjes Besa për Të cilën ditë më parë Tetova Sot pyeti se a janë të punësuar në komunën e Tetovës Kasami deklaroj se të njëjtit nuk marrin pagë nga ky institucion dhe nuk janë të punësuar ndërsa dyshimet vijojnë të mbesin pse atëherë Kasami fsheh listën e emrave të të punësuarve nëpërmjet agjencisë.