Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka thënë se çmimi i energjisë elektrike që ofron EMV prej 48 euro nuk është joreal dhe të paktën politik, duke pasur parasysh se çmimi në bursë është 350 euro. Bekteshi thotë se si Qeveri do të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë nevojat e qytetarëve.

Bekteshi në rrjetin social facebook shkruan:

Çmimi i energjisë elektrike që ofron EMV prej 48 euro nuk është joreal (në rrethana të tilla), dhe të paktën politik.

Është një VENDIM ME PËRGJEGJËSI.

Çmimi mesatar për megavat orë energji elektrike për periudhën korrik-dhjetor 2022, në bursë është rreth 350 euro.

Në kushtet e krizës energjetike, si Qeveri e përgjegjshme, gjithmonë plotësojmë nevojat e qytetarëve dhe ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Me masat e deritanishme të Qeverisë kemi rimbursuar 80% të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë dhe mbi 60 mijë kompani janë mbuluar nga Qeveria.

Ne do të vazhdojmë edhe më tutje për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve.