Bashkimi Evropian ka pranuar një pjesë të kërkesave bilaterale të Bullgarisë për të qëndruar në kornizë negociuese dhe konsideron se kjo është normale, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet nesër, diplomatët e vendeve anëtare dhe të Këshillit intensivisht i i informuan gazetarët sot për çështjet që “do të jenë në tryezë” të takimit, si regjim i vizave për Kosovën, statusi i kandidatit për Bosnje e Hercegovinën, por dominojnë ato lidhur me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, të bllokuar nga Bullgaria, që e mban peng edhe Shqipërinë.

Një burim i lartë diplomatik në BE mirë i njoftuar me kornizën negociuese dhe propozimin francez për tejkalimin e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes, sot për MIA-n konfirmoi se çështjet bilaterale janë pjesë e konrizës dhe se kjo është “normale”.

“Çështjet bilaterale janë pjesë e procesit të zgjerimit”, sqaroi ky diplomat në pyetjen e MIA-s,.

I pyetur nëse është normale të krijohet precedent me Maqedoninë e Veriut përmes përfshirjes së kërkesave bilaterale të vendit anëtar të BE-së, diplomati sqaroi se “ekziston ky rrezik”.

“Ky rrezik ekziston dhe ndonjëherë është më i rëndësishëm se reformat. Kjo është pjesë e rregullave, përndryshe nuk mund të kemi një marrëdhënie harmonike. Propozimi në tryezë duket se është ai për të cilin mund të arrihet marrëveshja, askush nuk është i kënaqur as në Shkup e as në Sofje, tha ai, duke shtuar se për BE-në është shenjë se marrëveshja është e mirë.

Liderët e BE-së dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheë, e presin rezultatin nga votimi i djeshëm për besimin e Qeverisë bullgare nga ana e Kuvendit në Sofje, por të gjithë e përshëndetën faktin që partia opozitare GERB paralajmëroi se do ta mbështesë marrëveshjen për kornizën negociuese, madje edhe nëse rrëzohet Kabineti i kryeministrit Kiril Petkov.

Dje edhe sekretari shtetëror për Evropë të Francës, Kleman Bon, pranoi se një pjesë e kërkesave bilaterale të Bullgarisë janë të përfshirë në propozimin francez për kornizën negociuese, sepse është kërkuar që të përgjigjet në preokupimet e Sofjes.

Për Bashkimin Evropian është me rëndësi në javët në vijim të ketë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë që t’i jepet kredibilitet procesit të zgjerimit i cili po ngec në vend, veçanërisht në momentin kur i ndahet statusi i kandidatit Ukrainës. Diplomatët në Bruksel nuk merren me detaje nga kontesti bilateral midis Shkupit dhe Sofjes dhe duan, pothuajse me çdo kusht të japin dritë jeshile në ditët në vijim, komenton në burim tjetër në Bruksel.

Delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski arrin pasdite në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e nesërm të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Është e pasigur se ai në emër të Qeverisë do ta pranojë kornizën e propozuar negociuese.