Merkatoja e kësaj vere duket se do të jetë me të vërtet e nxehtë ku priten shumë transferime të tjera të mëdha.

Një nga këto pritet të jetë transferimi i Sadio Mane nga Liverpool te Bayern Munich. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano.

Gazetari i mirënjohur shprehet se sulmuesi senegalez dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje së bashku, pra një marrëveshje personale dhe verbale. Kontrata thuhet se do të jetë 3-vjeçare por ende nuk dihet se sa do të jetë paga e sulmuesit të Liverpool.

Palët janë shumë afër dhe tashmë ekipi gjerman do të bisedojë me anglezët për të arritur marrëveshjen me shifrat e transferimit./ h.ll/abcnews.al