Arrestohet kumanovari, policia i gjen 45 emigrantë në shtëpi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30 ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale U.F. nga Kumanova, përcjell TV21. Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë ka gjetur 45 emigrantë.


“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur 45 emigrantë, 44 nga Pakistani dhe një nga India”, thonë nga MPB.