Aksidenti me tre të vdekur në Zvicër, nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave.

Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës, në Pontresina, në Zvicër.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga policia e kantonit të Graubunden, bëhet e ditur se nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave.

Policia në përgjigje thotë se viktimat janë një shtetas portugez i cili kishte qenë me vendbanim në Zvicër, si dhe dy zviceranë.

Organet e rendit theksojnë se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

“Ende nuk kemi informacione të reja lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar.Në mesin e viktimave nuk ka shqiptarë. Bëhet fjalë për një shtetas portugez, i cili ishte me vendbanim në Zvicër, si dhe një zviceran dhe zvicerane”- thuhet në përgjigjen e policisë së Graubunden-it për Klankosova.tv