VLORË – Një i moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vlorë.

Mësohet se R.H 71-vjeç po udhëtonte me një motomjet kur është përplasur nga një makinë me drejtues A. G., 43 vjeçe, banues në Florida, SHBA.

Si pasojë e aksidentit 71-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:
A. G., 43 vjeçe, banues në Florida, SHBA, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., 71 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë;

/abcnews.al/