Njohësi i rethanave politico-ekonomike Visar Ademi ka përshëndetur aktin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen e kryetarëve të degës në mënyrën siç thotë ai më demokratike në këto zgjedhje brenda partiake.

Ai thotë se me këtë hap përfundimisht tregoi kapacitet për tu reformuar në parti moderne me një gjeneratë të re udhëheqësish, raporton indeks.mk

“Atë që duhej ta bënte opozita shumë më herët e bëri BDIja duke krijuar një model inkluziv ku asnjëri nuk ndjehej i përjashtuar nga gara. BDI i’a mori kalanë nga brenda opozitës dhe i dha leksion të vërtete për  poltik-bërjen te ne”, ka shkruar Ademi