Zjarri shpërtheu në aeroportin e Gjenevës

Fluturimet drejt dhe nga aeroporti i Gjenevës u ndërprenë sot pasi shpërtheu një zjarr i madh.


“Ka një ndërtesë – qendra e re e pritjes për azilkërkuesit – e cila ishte në ndërtim e sipër… është në flakë. Është jashtë perimetrit të aeroportit”, tha zëdhënësi i aeroportit Ignace Jeannerat.

“Po krijon shumë tym”, shtoi ai.

Aeroporti pezulloi uljet për momentin, ndërsa ngritjet u lanë në diskrecionin e pilotëve, shpjegoi ai.

Bordi i mbërritjeve në aeroport tregoi se fluturimet hyrëse nga Lisbona, Barcelona dhe Madridi ishin devijuar, ndërsa të tjerët ishin vonuar, shkruan dailymail.

Gjeneva është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Zvicrës pas Cyrihut. Pista është afër kufirit me Francën.