Rusia planifikoi dëbimin me forcë të dy milionë ukrainasve përpara se të fillonte pushtimin e saj, sipas dokumenteve të Kremlinit të marra nga Daily Mail.

Daily Mail zbulon se si u krijuan 1310 qendra për ukrainasit e kapur rob në një lëvizje me atë që është krahasuar me dëbimet masive të ditëve më të errëta të Bashkimit Sovjetik. Si pjesë e kësaj politike rrëqethëse, rreth 1.2 milionë ukrainas janë dërguar tashmë në Rusi – disa kanë kaluar më shumë se 5000 milje në fshatrat e largëta në Siberi, afër kufirit të Koresë së Veriut apo edhe në një ishull rus në Paqësor afër Japonisë .

Qendrat e tranzitit dhe evakuimet e detyruara në pjesë të largëta të Rusisë janë të lidhura me një sistem të pamëshirshëm të të ashtuquajturave ‘kampe filtrimi’ të ngritura në terrenin e pushtuar ukrainas për të kapur ata që konsiderohen armiq të shtetit të tyre.

Zyrtarët ukrainas kanë zbuluar se mijëra rus janë urdhëruar nga Putin për kontrolluar ndërtesat e shkatërruara të Ukrainës për municione të pashpërthyera dhe të zhdukin çdo dëshmi të masakrës masive.

Ata janë janë urdhëruar gjithashtu të mbledhin, djegin ose varrosin trupat e bashkëkombësve ukrainas, të tillë si ata në mesin e 600 të vrarëve në bombardimet ndërsa fshiheshin në bodrumin e teatrit të Mariupol dy muaj më parë, raporton abcnews.al.

Në mars, Daily Mail detajoi rrëfimin e parë të dëshmitarëve që kishin shpëtuar nga “kampet e filtrimit”, një taktikë e nisur nga Stalini. Sipas informacioneve, zyrtarët rusë po kontrollojnë të gjithë ukrainasit në zonat e kontrolluara nga ata, për lidhje qeveritare ose ushtarake.

Kremlini po merr të gjitha të dhënat e tyre, së bashku me gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë, duke shkaktuar frikë se informacione të tilla do të futen në një sistem mbikëqyrjeje të stilit kinez duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës që mund të monitorojë lëvizjet e ardhshme të njerëzve.

Vlerësohet se një në dhjetë persona nuk dalin të gjallë nga këto kampe, ku zhduken në një rrjet kampesh dhe burgjesh të njohura për torturat. Një burrë dhe një grua që shpëtuan thanë se ishin rrahur dhe torturuar në një burg që mbante 750 të burgosur, por në fakt rreth 3000 ndodheshin brenda.

Rreth 2000 fëmijë janë larguar nga jetimoret në rajonin e Donbasit, duke nxitur frikën se do të adoptohen nga familjet ruse pasi Putin njoftoi se rregullat për birësimet nga Ukraina do të lehtësohen.

Po ka edhe refugjatë ukrainas që priten ngrohtësisht nga vullnetarë vendas që ofrojnë veshje, ushqim dhe strehim. Në të vërtetë, makina propagandistike e Putinit shfrytëzon akte të tilla njerëzimi dhe dashamirësie për t’u treguar se kombi i tij i mirëpret ata që ikin nga konflikti.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas janë të shqetësuar për mirëqenien e kujtdo që nuk ia del në procesin e filtrimit, pasi qytetarët janë të detyruar të braktisin familjet e tyre ndërsa largohen nga zona e konfliktit.

/abcnews.al