Xhafer Deva, hero i madh

Nga Skënder Sadri KAPITI

Xhafer Deva është etalon, shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Ashtu si shteti e kisha serbe, edhe propaganda antishqiptare serbo-sllave dhe ajo e komunizmit ideologjik shqiptar janë armiqt më të mëdhej të nacionazlizmit e patriotizmit shqiptar, dhe prandaj ato kanë fabrikuar lloj-lloj shpifjesh e akuzash kundër nacionalistit e patriotit të madh Xhafer Deva.
Cili është krim më i madh, ai për të cilin e akuzojnë Xhafer Devën komunistët shqiptarë për të ashtuquajturën masakër të 4 Shkurtit, apo janë krimet e Partisë Komuniste Shqiptare e cila ua dorëzoi Kosovën pushtuesve komunistë serbo-sllavë; apo është bashkëpunimi i partizanëve shqiptarë me ata jugosllave në krime e vrasje të nacionalistëve dhe patriotëve kosovarë; apo janë krimet dhe vrasjet që komunistët shqiptarë kryen si gjatë Luftës ashtu edhe pas saj kundër patriotëve e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri si dhe vuajtjet, tmerret dhe genocidin që përjetoi populli shqiptar pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri?!
Kjo është një pyetje që jep përgjigjen se Deva si veprimtar nacionalist e luftëtar kundër cetniko-komunizmt serbo-sllav dhe kundër komunizmit shqiptar, ai është HERO I MADH.
Deva është hero për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi , Sanxhakut, të Diasporës si dhe për nacionalistët, desidentët , të persekutuarit dhe për patriotët e Shqipërisë.
Atë për të cilën luftoi Xhafer Deva u realizua në vitin 1999 nga UÇK dhe SHBA e NATO pasi ra komunizmi në Shqipëri dhe pasi u shpartallua regjimi kriminal antishqiptar komunisto-shovinist në Serbi.
Mirëpo ishte fatkeqësi kombëtare që në Shqipëri u instalua komunizmi pasi ai regjim nuk bëri asgjë as për liritë dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare as të Çamërisë, as për të dënuar genocidin grek dhe për të rifituar çamët atdheun e tyre. Por, po fatkeqësisht se asgjë nuk kanë bërë as qeveritë shqiptare pas rënies së komunizmit për Çështjen çame.
Historia komuniste është përpjekur dhe ka spekuluar me historinë duke ia atribuar rolin kryesor të fitores së Luftës së Dytë Botërore Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve që i pushtoi komunizmi, si dhe për të justifikuar shtypjen dhe genocidin që komunizmi ka ushtruar kundër demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe atyre kombetare për 50 vite nën cizmen sovjetike, shqiptarët e Kosovës nën regjimin komunist titist dhe shqiptarët e Shqipërisë nën regjimin enverist.
Fakti i fundit kur reagoi edhe Serbia por edhe komunistët e pinjollët e nostalgjikët e komunizmit në Shqipëri kundër restaurimit të shtëpisë së patriotit dhe nacionalistit të madh Xhaferr Deva , pse ai ka mbrojtur shqiptarët kundër brigadave komunisto-serbe dhe prej bandave të cetnikëve si dhe pse ai ka qenë kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi sllavo-ortodoks.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe komunizmi sovjetik kundër nacionalizmit ukrainas të cilët gjithmonë e kanë kundërshtuar pushtimin dhe regjimin kriminal leninisto-stalinist komunisto-rus.
Nacionalistët ukrainas, gjermanët dhe pushtimin gjerman të Bashkimit Sovjetik e shikonin si mundësi për clirim nga cizmja sovjetike, ashtu si edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata të Kosovës e shikonin pushtimin gjerman si mundësi për të fituar lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë.
Ashtu si serbët që gënjejnë sikur Deva ka persekutuar hebrejtë kur ne fakt ai i ka mbrojtur ata. Dhe këtë gjë mundohet që ta përdorë Putini sot, duke i akuzuar si neonazistë luftëtarët dhe mbrojtësit e shtetit të Ukrainës kundër pushtimit rus.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore vendimtare për fitoren mbi Gjermaninë ka qenë aleanca Anglo-amerikane, por përfituesja më e madhe ishte Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi mashtrues e demagogjik, i cili në emër të luftës kundër fashizmit, në fakt kryen revulucionin proletar të marrjes me dhunë të pushtetit dhe instaluan regjimin antihuman, antidemokratik dhe pushtues komunist në vëndet ishsocialiste dhe i mbajtën ato nën sundim për afro 50 vjet.
Luftën e Dytë Botërore e shfrytëzuan në maksimum Bashkimi Sovjetik e komunizmi dhe e përdorën atë luftë si një revolucion proletar për të marrë pushtetin dhe për triumfin e komunizmit.
Komunistët shqiptarë e përdorën Nazizmin, Fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore për të marrë pushtetin dhe për të sulmuar, luftuar e asgjësuar të djathtën, nacionaizmin dhe demokracinë.
Këtë e bëri Partia Komuniste e Shqipërisë sipas direktivave,udhëzimeve dhe planeve të Beogradit dhe Moskës.Pavarësisht se luftën partizane shqiptare e mbështesnin me armë, municione e veshmbathje anglo-amerikanët, komunistët shqiptarë shpirtin dhe zemren e kishin te Tito dhe te Stalini, ashtu sikurse edhe sot ishkomunistët shqiptarë bëjnë sikur janë properendimore por veprojnë si serbo-rusofilë.
Komunizmi dhe komunistët gënjeshtarë paraqiteshin si clirimtarë jo vetëm nga nazizmi por edhe kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër borgjez e kapitalist, dhe vetëm sa mashtruan popuj e kombe të cilët pastaj ranë nën sundimin e cizmes dhe të prangave komuniste.
Xh. Deva, ky nacionalist dhe patriot i madh shqiptar ishte ai i cili e dinte se kush ishte komunizmi, si dhe e dinte rrezikun e tij të jashtëzakonshëm si kërcënim për kombin shqiptar, për shqiptarët e Kosovës por edhe për Shqipërinë.
Gjermanët shiheshin nga shqiptarët e Kosovës si clirimtarë kur ushtria gjermane e pushtoi Serbinë, sepse Serbia ishte pushtuese dhe kolonizatore në Kosovë.
Pushtimi gjerman i Serbisë e gjeti Kosovën në gjëndjen më të rëndë se kurrë më pare, pasi shqiptarëve të Kosovës u kërcënohej ekzistenca jetike si shqiptarë , të cilët ishin nën shtypje dhe nën presion që ose duhej të asimiloheshin e konvertoheshin në serbo-ortodoksë, ose duhej që të largoheshin nga Kosova.
Dhe prandaj mbi ta ushtrohej genocid e dhunë, vrasje,përndjekje , dëbime dhe pastrim etnik. Me pushtimin gjerman të Serbisë elita patriotike e nacionaliste kosovare shfrytëzuan rastin dhe formuan shtetin shqiptar të Kosovës me ushtri, polici, administratë dhe arsim shqip.
Deva kishte si qëllim Bashkimin Kombëtar.
Mirëpo në Shqipëri komunizmi serbo-sllav kishte shtënë në dorë si drejtimin e Partisë komuniste shqiptare ashtu edhe luftën partizane dhe me këto serbo-komunistët synonin të shkaktonin luftë civile mes shqiptareve për mposhtjen dhe shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar, dhe pas luftës Shqipëria të ishte satelit i Jugosllavisë dhe pa përjashtuar edhe qëllimin për ta gllabëruar e pushtuar atë komunistifikisht e proletariatikisht.
Në Shqipëri depërtoi lirshëm komunizmi sepse fatkeqësisht nacionalizmi në Shqipëri nuk është se ka qenë dicka e fortë tradicionalisht, pasi Shqipëria londineze nuk e kishte pësuar nga nacional-shovinizmi kriminal e genocidist serbo-sllavo-grek dhe as nuk ishte përballur me të.
Xhafer DEVA si patriot e nacionalist i madh, duke e ditur faktin se si antikomunistët ashtu edhe komunistët serbë ishin njësoj agresiv, barbarë e shovinistë antishqiptarë, dhe prandaj Deva ishte i përbetuar në luftë si kundër cetnikëve serbë, ashtu edhe kundër komunizmit jugosllav dhe atij në tërësi, dhe po prandaj ai gjithë jetën ia kushtoi ceshtjes kombëtare, luftës për clirimin e Kosovës si dhe luftës kundër regjimit komunist në Shqipëri, gjë e cila triumfoi në Kosovë me 12 Qershor 1999, dhe në Shqipëri në Dhjetor 1990.
Serbët dha rrangallet komuniste në Shqipëri dhe disa në Kosovë e quajnë akoma Xhaferr Devën kollaboracionist dhe nazist,ashtu sikurse Vladimir Putini i Rusisë që i quan nazistë, nacionalistët ukrainas pse ata kishin luftuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë pushtimit gjerman të BS-së, si dhe po nazistë i quan edhe këta të sotmit, patrotët dhe luftëtarët ukrainas që po luftojnë kundër pushtimit caristo-stalinist të Putinit.
Ukrainasit sot po luftojnë jo kundër Hitlerit , por kundër Carit e Stalinit të ri dhe kundër mbeturinave dhe agjenteve të Moskës, ashtu sikurse që ka luftuar edhe Deva kundër cetniko-koministëve serbë dhe agjentëve të tyre, komunistëve shqiptarë të cilët ishin lidhur si mishi me kockën me komunistët jugosllavë.
Presidenti Zelenski i Ukrainës është bërë një hero e simbol lirie e kombëtarizmi në Ukrainë,ashtu sikurse që është për shqiptarët dhe për nacionalizmin e patriotët shqiptarë edhe Deva, Hero i madh.

Ja Çfarë shkruante ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, në Kairo, më 1944 në raportin me titull: “Gjendja në Shqipëri”, për Qeverinë e Rexhep Mitrovicës:

“Qeveria është e përbërë prej njerëzve, të cilët në të kaluarën gëzonin respekt në Vend dhe disa prej tyre llogariten si njerëzit më të mirë që dolën nga gjiri i Shqipërisë. Shumica prej tyre nuk njihen si progjermanë të ndezur e as si fashistë politikë Disa me të vërtetë ishin miq të Anglisë dhe Amerikës. Nuk gabohet nëse thuhet se ata ishin kundër dominimit italian. Aq sa ndershmëria personale mund ta kapë, ata janë njerëzit me kualitetet më të larta prej gjithë atyre qeverive që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Sidoqoftë, këta njerëz e pranuan sundimin gjerman dhe qëndruan në anën e Gjermanisë. Arsyeja ndoshta ishte se ata me sinqeritet e përcjellin politikën e Chamberlainit. Ata përpiqen me çdo forcë për të mbetur neutral. Shpresojnë për ta bashkuar mbarë kombin shqiptar si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, në një pjesë kompakte, që do të mund të miratohej prej ngadhënjimtarëve kushdo që do të mund të ishin ata (gjermanët, apo aleatët) (…)”.

Ja se çfarë shkruante ambasadori amerikan për partizanët:

“Partizanët janë grupi më dinamik në Vend. Ata kryesisht gjenden në Shqipërinë Jugore. (…) Qëllimi kryesor i partizanëve është për ta sunduar Shqipërinë politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Veprimtaria e tyre kryesore po vazhdohet në luftën civile. Programi i tyre fisnik dhe joshës është përgjithësisht i pashpresë. (…) Partizanët janë luftëtarët më të mirë, që dolën prej gjirit të Vendit (përkundër mendimit të përgjithshëm, shumica e shqiptarëve nuk janë aq luftëtarë të mirë). Në të vërtetë, partizanët nuk bënë ndonjë gjë të dukshme kundër gjermanëve, përveç se vranë shqiptarë të tjerë. (…) Në marrëdhënie ndërkombëtare, ata i përngjajnë shumicës së fanatikëve të përcaktuar për të hipur në pushtet. Ashtu si ustashi Paveliq (kryeministri i qeverisë kuislinge kroate, 1941-1945, vërejtja N.S.), hoqi dorë prej Dalmacisë, ashtu si Lenini hoqi dorë prej Rusisë Perëndimore, po ashtu edhe partizanët shqiptarë janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën, vetëm e vetëm për ta marrë pushtetin. (…)”.https://www.forumishqiptar.com/threads/74325-Xhafer-Deva