Volkswagen rrit investimin për makinat elektrike në Spanjë në 10 miliardë euro

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen AG dhe partnerët do të investojnë 10 miliardë euro për të prodhuar automjete elektrike dhe bateri në Spanjë, tha të enjten shefi ekzekutiv i saj, 3 miliardë euro më shumë se sa ishte bërë e ditur më herët.


Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kompania njoftoi gjithashtu një marrëveshje partneriteti me ndërmarrjen më të madhe të energjisë elektrike në Spanjë, Iberdola, e cila do të krijojë një park diellor për të furnizuar pjesërisht impiantin e baterive që do të ndërtohet në komunën e Sagunto pranë Venecias.

Iberdola do të investojë 500 milionë euro në planin e elektrifikimit, tha për media, shefi ekzekutiv, Ignacio Sanchez Galan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Volkswagen tha në muajin mars se do të investonte 7 miliardë euro për të ndërtuar një fabrikë baterish dhe për të prodhuar automjete elektrike në dy fabrikat e saj të makinave në Spanjë, por shefi ekzekutiv, Herbert Diess tha se kjo shifër ishte rritur në 10 miliardë me partnerë të rinj në bord.