Vedat Muriqi shënon në fitoren e skuadrës së tij, Mallorca edhe më afër mbijetesës

Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos, duke rritur kështu shanset për mbijetesë në La Liga.


Mallorca shënoi fitore si vendase me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit.

Golin e parë për vendasit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 13-të, të cilin mund ta shikoni duke klikuar KËTU.
Abdon Prats ia siguroi fitoren skuadrës me golin e shënuar në minutën 90+2, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Pathe Ciss në minutën e 60-të.

Mallorca pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe ndodhet në pozitën e 17-të, pozitë e cila ia siguron mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

36 pikë i ka edhe Cadizi një pozitë më poshtë (18), pozita e cila dërgon skuadrën një kategori më poshtë.

Pra, fati i këtyre dy skuadrave do të vendoset në javën e 38-të dhe të fundit.