Varheji nga Sofja: Përpiqemi në bindjen e Bullgarisë

Në anën tjetër, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, në takime zyrtare në Sofje, në përpjekje për të bindur autoritete bullgare që të japin dritë jeshile në samitin e verës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Varheji pas takimit me kryeministrin bullgar, Kirl Petkov, ka shkruar në Twitter se vizitat e shpeshta në Sofje, janë argument i angazhimit të tij për të zhbllokuar rrugën eurointegruese të vendit.

“Pas tri javëve jam përsëri në Sofje, për të gjetur bazë të përbashkët dhe përkrahje për procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor.”,- shkroi Varheji.

Kancelari gjerman Shulc: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

Ndërkohë, kancelari gjerman, Olaf Shulc, para Bundestagut gjerman, theksoi se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë aspirante për integrim në BE dhe ato duhet përkrahur, në mënyrë që ta ruhet stabilitetin evropian, ka theksuar ai. Po ashtu deklaroi se para samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të përcjellë mesazhin e përkrahjes gjermane në procesin eurointegrues të rajonit.

“Ata me vite ndërmarrin reforma intensive dhe bëhen gati për anëtarsim. Nuk është vetëm çështja e kredibilitetit ta plotësojmë premtimin që ua kemi dhënë. Sot, më tepër se kurrë integrimi i tyre është interes i yni strategjik. Pa stabilitet të Ballkanit Perëndimor nuk do ta kemi sigurinë.”,- u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Shulc.

Edhe zyrtarë të tjerë të Brukselit, në agjendë të ngjeshur për të pasur një epilog pozitiv për rajonin në samitin e 24 qershorit. Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, turin diplomatik e ka filluar nga Beogradi, për të vazhduar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe stacioni i fundit do të jetë takimi i tij me politikanët e Shqipërisë.