“Po eci” është projekti i fundit i UniKKatil që tashmë për gjashtë ditë ka kaluar më shumë së 2 milionë shikime në youtube

UniKKatil duket se nuk do të lansojë pak projekte këtë vit, pasi që këtë e ka paralajmëruar se do ta bëjë përsëri me anë të një storie në Instagram.

Reperi kishte qenë pasiv për disa vite dhe ishte kënga “Po eci” që ka bërë milionë klikime prej që u lansua para disa dite. Kënga ishte më ndryshe nga stili i UniKKatil pasi që në të ka edhe “drill” – stil i ri në muzikën rep.

Ndryshe, kënga “Po eci” ishte një rikthim me një rizgjim për UniKKatilin, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, i cili rizgjim erdhi si pasojë e armiqve të tij që nuk e linin rehat.
E një ndër ta që nuk i ndie rehat ishte Fero që bëri një dis kundër UniKKatilit e që duket se “ferrkën” më të UniKKatil e ka ndërmend ta zgjasë.

“Faleminderit! Këtë herë nuk e kam në plan me u ndal me kaq”, ka shkruar UniKKatil.