UEFA mbyll bizneset në qendrën tregtare “Air Albania”

Më 25 maj në Tiranë do të luhet finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Kjo finale pritet të sjellë në kryeqytet rreth 90 mijë tifozë dhe UEFA ka nisur të marrë masa që çdo hapësirë rreth stadiumit “Air Albania” të jetë vetëm për tifozët. Kështu me kërkesë të UEFA-s, ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur çdo biznes(lokal, restorant, dyqan) që ndodhet në stadiumin “Air Albania” me qëllim që këto hapësira t’i rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes.

Kujtojmë se më parë kur kishte ndeshje të tjera, lokalet dhe restorantet në “Air Albania” mbylleshin vetëm në orarin e ndeshjeve dhe jo 5 ditë para ashtu siç po ndodh tani me finalen e Conference League.