U rrokullis me traktor teksa po punonte tokën, vdes burri nga Mamusha

Një burrë nga Mamusha ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor në tokën e bujqësisë teksa po punonte.


Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.