Trupat amerikane mund të kthehen në Ukrainë për sigurinë e ambasadës

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Gjenerali Mark Milley ka thënë se po zhvillohet një diskutim “në nivel të ulët” se si ShBA-ja mund të ketë nevojë të rregullojë stërvitjen e saj të forcave ukrainase dhe nëse disa trupa amerikane duhet të bazohen në Ukrainë.


ShBA-ja tërhoqi pak trupat e saj para luftës dhe nuk ka plane të dërgojë forca luftarake. Komentet e Milley lanë të hapur mundësinë që trupat të kthehen për sigurinë e ambasadës ose për një rol tjetër joluftarak.

Ka pasur pyetje nëse Uashingtoni do të dërgojë përsëri një forcë sigurie marine për të ndihmuar në mbrojtjen e ambasadës së rihapur në Kiev, ose nëse duhen shqyrtuar opsione të tjera.

I pyetur nëse forcat e operacioneve speciale amerikane mund të shkojnë në Ukrainë, gjë që zyrtarët kanë këmbëngulur se nuk po e bëjnë ende, Milley tha se “çdo rifutje e forcave amerikane në Ukrainë do të kërkonte një vendim presidencial. Pra, ne jemi shumë larg nga një gjë e tillë.”