Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 3:0 në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme në Premierligë.

Kjo fitore i jep mundësi Tottenhamit të ëndërrojë për top-4she.

Ishte Harry Kane i cili shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes nga penalltia.
Shpresat për rezultat pozitiv iu shuan Arsenalit në minuën e 33-të, kur Rob Holding mori kartonin e dytë të verdhë.

Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 37-të të ndeshjes dhe çoi ekipin e tij në epërsi të dyfishtë në pushimin mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Son realizoi për 3:0, çka ishte rezultati final i këtij takimi.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Arsenali që ndodhet në zonën e Ligës së Kampionëve.