Theret nga bashkëmoshatari një 13-vjeçar në Prizren

Një 13-vjeçar është therur nga një bashkëmoshatar të premten në Prizren.


Policia ka thënë se viktima po luante në rrugë kur është therur.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (fëmijë 13 vjeç) pasi i njëjti derisa ishte duke luajtur në rrugë është therë me thikë nga një i dyshuar bashkëmoshatar i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut lëndimet janë të lehta”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar.