Policët e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë sot më 26 maj 2022 nga ora 10 deri në ora 14, ka kryer aksion kontrollues të drejtuesve të mjeteve për respektimin e obligimeve ndaj këmbësorëve, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 31 mosrespektime të rregullave.

Tetovë 23 shkelje dhe Gostivar 8.

Të gjitha kundërvajtjet plotësohen me parashtresa të parapara me ligj.

Kontrolli ka sanksionuar edhe 17 shoferë të tjerë për lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion, Tetovë-15 dhe Gostivar-2.

SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që gjithmonë të respektojnë përparësi kalimin e këmbësorëve dhe të lëvizin sipas rregullave të komunikacionit.