Tetovë, 66-vjeçari thotë se i kanë vjedhur para në spital

Një 66-vjeçar nga Tetova, gjegjësisht nga Reçica e Madhe ka
raportuar se rreth orës 19.00 një person i kishte marrë një shumë të parave, informon SPB-Tetovë.


“Sipas njoftimit, derisa ishte në Spitalin klinik në Tetovë, personi në fjalë i është afruar dhe i ka kërkuar që t’i bëjë një nder dhe t’i thejë para, por pasi i ka marrë paratë ka ikur”, thonë nga SPB.